Shefi i të drejtave të Kombeve të Bashkuara, tha se 441 civilë janë vrarë në 41 ditët e para.
Duke folur para Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk u shpreh se janë mbledhur të dhënat për ekzekutimet dhe vrasjet e qindra civilëve në tre rajone të Ukrainës që nga koha kur filloi pushtimi i plotë i Rusisë më 24 shkurt deri më 6 prill.
Turk theksoi se ishin dokumentuar vrasjet e 341 burrave, 72 grave, 20 djemve dhe tetë vajzave në 102 fshatra dhe qytete në të gjithë rajonet e Kievit, Chernihiv dhe Sumy./euronews.al/