Në mëngjesin e sotëm është raportuar për vendosje të bombës edhe në Aeroportin e Shkupit.
Sipas portalit A1on, tani është në proces evakuimi emergjent i pasagjerëve dhe punonjësve në aeroportin e Shkupit, pasi shërbimet atje kanë marrë njoftim për bombë të vendosur, përcjell INA.
Të gjitha nisjet nga aeroporti janë anuluar për momentin. Tashmë në vendngjarje kanë dalë forca policore të Departamentit të Antiterrorizmit.