
Komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në afërsi të Manastirit Shën Jovan Bigorski prej orës 06:45 zhvillohet në një korsi për shkak të rrëshqitjes së dheut, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ekipet e “Makedonija Pat”, janë në terren dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës dhe normalizimin e trafikut.