Nga 1 janari disa kategori qytetarësh mund të paguajnë energjinë elektrike më lirë se pjesa tjetër. Drejtori i EMV-së thotë se po bëhen përpjekje që disa nga përdoruesit e blloqeve tarifore 1 dhe 2 të marrin faturë më të ulët. Këto do të ishin familje me të ardhura më të ulëta, por edhe ata që dinë të kursejnë energjinë elektrike. Nuk dihet ende se si do të realizohet kjo.
“Ajo që po bëjmë në këtë periudhë është që nuk do të ketë rritje çmimi, madje ka mundësi që të ketë një ulje të caktuar në bllokun e parë dhe të dytë. Këta janë qytetarët që kursejnë, pra konsumojnë më pak energji, pastaj këta janë qytetarët që kanë të ardhura më të ulëta dhe jetojnë në objekte më të vogla, që konsumojnë më pak energji”, tha Vasko Kovaçevski -drejtori i EMV-së.
Në fund të vitit, Komisioni Rregullator Energjetik duhet të shpallë çmimin e ri të energjisë elektrike, që do të aplikohet për amvisëritë dhe 65 mijë kompanitë e vogla që marrin energji elektrike nga Furnizuesi Universal. Çmimi që do të ofrohet nga EMV, gjegjësisht tenderi i Qeverisë së EVN Home, do të ndikojë më së shumti në faturat e qytetarëve. EMV deri në Vitin e Ri do ta shesë rrymën 48 euro për megavat orë, ndërsa e prodhon 73 euro. Diferencën e mbulon shteti nga buxheti. Një gjë është e sigurt, nga 1 janari, TVSH-ja e energjisë elektrike do të rritet nga 5 në 10 për qind./Alsat.mk