
Drejtori i AZGj-së, Ylber Sela, ka vizituar Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ku u takua me ministrin Admirim Aliti.
Në takim u diskutua për zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, me theks të veçantë në aktet nënligjore, që i përcakton ministri, ndërsa rrjedhin nga kompetenca e Ministrisë.
Drejtori Sela e njoftoi bashkëbiseduesin për disa gjendje të caktuara, që janë konstatuar në pjesën legjislative, për të cilat është i nevojshëm harmonizimi me ligjin, ndërsa ministri Aliti e shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe ndërmarrje të hapave të nevojshëm në këtë pjesë.
Të dyja palët e konfirmuan bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional, me angazhime për intensifikimin e komunikimit, me qëllim përshtatjen me detyrimet ligjore dhe krijimin e mundësive për zbatimin konsekuent të ligjit.
