Serbët vendosin edhe një barrikadë në veri, thonë se “po mbrohen nga Policia e Kosovës”

Edhe një barrikadë e re është vendosur sot në veri të vendit, në Zubin Potok.

Siç raportohet, barrikada e re e përbërë nga dy kamionë, është ngritur në një rrugë të kësaj pjese.

Mediumi Kosova Online ka raportuar se banorët Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, ndonëse policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri, transmeton Gazeta Express.
Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës.

Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të Dejan Pantiq në Jarinjë, i cili dyshohet se ka kryer sulme me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës.