Prej nesër e deri të shtunën temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të rriten, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Vetëm në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës ose vranësira dukshëm më të ulëta. Reshje të shiut do të ketë të shtunën, ndërsa nga e diela do të jetë më ftohtë.
Temperatura minimale të premten do të jetë në interval prej 4 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 18 gradë Celsius. Të shtunën temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 12 deri 17 gradë. Të dielën, siç thonë nga DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 7 deri 13 gradë Celsius.