Kovaçevski: Nga marsi i vitit të ardhshëm rriten pensionet

Kryeministri Dimitar Kovaçevsi paralajmëroi rritje të pensionëve nga marsi i vitit të ardhshëm. Ndërkaq, Ministrja e Punës dhe politikës sociale Jovana Trençevska theksoi se qeveria ka për qëllim rritjen e pagës minimale.

Me buxhetin e prezantuar për Ministrinë e Punës dhe politikës Sociale i cili kap vlerën 858.3 milionë euro, 499 milionë euro do të jenë të destinuaranë Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, me këto para kryeministri Dimitar Kovaçevski beri të ditur se do të ketë rritje të pnsioneve edhe gjatë vitit të ardhshëm.

“Në fillim të mandatit tim, kam premtuar se si Qeveri do të angazhohemi për të siguruar një pleqëri dinjitoze për pensionistët tanë. Ne e bëmë atë me të. Unë qëndroj për zgjidhje sistemike që japin rezultate në afat të gjatë. Kjo ishte edhe pikënisja e metodologjisë së re që po bënim për harmonizimin e pensioneve, e cila siguroi rritje të vazhdueshme të pensioneve, e cila nuk do të varet nga vullneti apo vendimi politik i askujt. Kështu vazhdojmë në 2023. Pensionet sërish do të rriten në mars të vitit 2023. me metodologjinë e re që e solli Qeveria, pensionet harmonizohen dy herë në vit, shtator dhe mars, 50 për qind me koston e jetesës dhe 50 për qind me rritjen e pagës mesatare” – tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski gjithashtu prezantoi pako të re të masave me të cilat sigurohen mjete shtesë për më shumë shërbime sociale. Nga ana tjetër, me rritjen e pagës minimale në 18 mijë denarë, shumë familje humbën të drejtën për shtesa fëmijërore, për shkak se nuk është rritur pragu për të fituar këtë të drejtë. E Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska në pres konferencën e sotme njoftoi se në vitin 2023 do të rritet edhe paga minimale dhe synimi i qeverisë nuk është të mbajë shumicën e familjeve në sistemin e mbrojtjes sociale, por vetëm ato nga kategoritë më të rrezikuara.

“Nuk do ta rrisim kufirin, cenzusin për marrje të shtesave fëmijërore dhe të shtesës për arsimim, por do ta rrisim vazhdimisht pagën minimale, nuk është numër i madh i qytetarëve që kanë humbur të drejtën e shtesës fëmijërore, jo më tepër se 500 fëmijë e kanë humbur këtë të drejtë, që do të thotë se tek familjet e këtyre 500 fëmijëve kemi më tepër të ardhura në buxhetin familjar përmes rritjes së pagave”, tha Trençevska.

E për këtë temë drejtori i Qendres sociale në Shkup Liridon Baftiju për TV klan M ditë më parë bër të ditur se së bashku me deputetët e Alternativës do të propozojë ligj i cili parasheh ndihmë për fëmijëun e tretë.