Situata në Veri të Kosovës, Ahmeti: T’i jepen fund akteve të inskenuara dhe të përfundohet dialogu me marrëveshje finale

Pas ndodhive të fundit në veri të Kosovës, ka reaguar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili ka thënë se duhet tu jepet fund akteve të inskenuara dhe e gjitha të përfundohet me dialog dhe marrëveshje finale.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian, ka thënë kryetari Ahmeti.

Situata në veri dhe sulmet mbi forcat e Eulex dhe të policisë së Kosovës nga grupe kriminele të mbështetura politikisht janë të papranueshme.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.

Vini fund këtyre akteve të inskenuara për të nxitur dhunë dhe konflikt dhe përfundoni dialogun menjëherë me finalizimin e marrëveshjes që do të sjellë njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, hap ky që do të sillte paqe dhe prosperitet në mbarë rajonin.