Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajtore ndaj qytetit ukrainas Bakhmut në lindje të vendit duke shkatërruar thuajse gjithë infrasttukturën dhe objektet e banimit.
“Okupatorët në fakt shkatërruan Bakhmutin, një qytet tjetër të Donbasit që ushtria ruse e ktheu në gërmadha të djegura”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në fjalimin drejtuar kombit.
Guvernatori i rajonit të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, vlerësoi shtatë javë më parë se 90% e popullsisë së qytetit prej mbi 70,000 banorësh kishin ikur në muajt që kur Moska u përqendrua në pushtimin e të gjithë Donbasit.
Presidenti Volodymyr Zelensky ndërkohë tha se situata është “shumë e vështirë” edhe në rajonin e Odesas.
Ushtria ukrainase tha se i rrëzoi dhjetë dronë të lëshuar nga Rusia të shtunën, por pesë dronë të tjerë arritën të godasin infrastrukturën energjetike, duke i lënë kështu rreth 1.5 milion banorë pa rrymë.
” Vetëm infrastruktura kritike është e lidhur dhe për aq sa është e mundur po furnizohet me energji elektrike. Terroristët rusë në total përdorën 15 dronë ‘Shehed’ kundër rajonit të Odesës vetëm në një natë të shtunën. Ky është qëndrimi real i Rusisë ndaj Odesës, qëndrimi ndaj qytetarëve të Odesës”, deklaroi Volodimir Zelenski, President I Ukrainës.
Që nga tetori, Moska ka sulmuar pika kyçe të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me sulme të shumta me predha dhe dronë.