Qeveria në seancën e sotme të 108-të, në propozim të Ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, e shqyrtoi dhe e pranoi Raportin për negociatat e kryera për arritjen e Marrëveshjes për bashkëpunim midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për zhvillimin e projekteve infrastrukturore, sigurinë logjistike dhe efikasitetin e transportit të mallrave midis dy vendeve.
“Është shqyrtuar dhe pranuar teksti i harmonizuar i Marrëveshjes. Bëhet fjalë, sipas Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve me Bashkësitë, për realizimin e konkludimin e miratuar në seancën e fundit të përbashkët të qeverive të dy vendeve, sipas të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut i jepet qasje të lirë në një pjesë të portit, Porto Romano në Durrës dhesi rrjedhojë, shteti ynë do të ndërtojë port të thatë në Strugë”, informojnë nga Qeveria.
Nga pres-shërbimi i qeverisë theksojnë se qëllimi i bashkëpunimit është përmirësimi i lidhjes infrastrukturore, efikasiteti i transportit për mallra transit midis porteve tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe siguria e rrjetit për furnizim në rajon.