
Dy sulme me shok-bomba në “Lagjen e Boshnjakëve” -Policia jep detaje
Dy sulme me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut.
Drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se sulmet kanë ndodhur në dy lokacione të ndara.
Hoti tha s’ka të lënduar e as dëme materiale.
“Ka pasur shpërthime në dy lokacione të ndara. Bëhet fjalë për sulme me shok-bomba, s’ka të lënduar e as dëme materiale”, konfirmoi Hoti.