
Nëpunësit policorë në vendkalimin kufitar “Qafëthane” mbrëmë e kanë arrestuar një shtetas të Republikës së Shqipërisë i cili është kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar nga Interpoli Gjermani.
“Mbrëmë në orën 18:20 në Vendkalimin kufitar “Qafëthanë”, nëpunësit policorë e kanë privuar nga liria M.A. (31) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrolleve të kryera në evidencën operative është konstatuar se ndodhet në listën e ndalimeve me masën “arresto”, pas një fletarrestimi ndërkombëtar nga Interpoli-Gjermani”, kumtoi MPB në buletinin e sotëm.
Personi u është dorëzuar nëpunësve policorë të Stacionit policor Strugë për procedurë të mëtejme.