
Dje më datë 04 12.2022 (e diel) u mbajt Kampionati Shteteror Play Off ne Shkup, ku struganja Gresa Mustafai e Klubit “Eroll 2007” mori pjese në këtë kampionat në kategorinë Junior +66 kg.
Gresa Mustafai pati një paraqitje të shkëlqyer e cila pas tre dueleve të fituara me plotë meritë, arriti ti fitoj bindshëm dhe me rezultate mjaftë te larta ku më pas u stolis me Medalje Ari, ku fiton të drejtën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian te Karatesë që do të mbahet në muajin shkurt të vitit 2023 në Limasol të Qipros.
Dy trajnerët e sportites strugane, Shefi Reçi dhe Eroll Zendeloski shpresojnë nga Gresa për rezultate të suksesshme edhe në Qipro.
