SA PASURI I DUHET NJERIUT?
Njeriu punon për para,pastaj paraja punon për më shumë para,dhe në fund paraja punon për ta çnjerëzuar njeriun! Paraja i dirigjon planet e njeriut, planet njeriun e shtyjnë të përparojë ose të shkatërrohet. Pasuria e fituar me punë sjell përparim,pasuria e fituar me korrupcion njeriun e çon në shkatërrim. Për atë që ka para momentet më të lumtura në jetë janë kur i numuron paratë, paratë i sheh si ilaç për zbutjen e zemrës.Njeriu që ka para ndihet më i lumtur se mbreti,më i djallëzuar se dhelpra ! Nëse pasuria, njerëzimin e ndanë në një masë njerëzish të pavlefshëm dhe në një elitë të vogël pasanikësh, atëherë do të liberalizohen hendeqet e dallimeve sociale ! Hendeqet sociale “prodhojnë” energji të ulët jetsore për të varfërit! Jetën e të varfërit askush nuk e vëren, zërin e tij askush nuk e dëgjon,për hallet e tij askush nuk brengoset! I varfëri nuk “fluturon” prandaj i len gjurmat e jetës së heshtur,të modestis dhe të njeriut emocional! Pasuria të shëmtuarin e zbukuron, të dobtin e bën gjigant, njeriun e urrejtshëm e bën me shumë shokë .., prandaj paraja, pasanikun e shtynë të besojë në atributet që nuk i posedon. Të pasurit vendosin për fatin e botës, me vendimet e tyre koha bëhet tendosje në zemrën e të varfërve! Të pasurit parat vazhdimisht i mbajnë në “memorien” e tyre,prandaj ato mbeten qenie të pakënaqura! Nëse pyesim: për sa pasuri ka nevoj njeriu? Njeriu ka nevoj për aq pasuri,sa e ka lakminë!
Për të pasurin gjëja më e tmerrshme është se një ditë do të vdesë pa e kuptuar pse gjithë jetën e ka jetuar duke grumbullar shumë para, të cilat nuk ka mundur ti harxhojë! Ka jetuar, por nuk e ka poseduar jetën!
-Prof.Muhamet Borova