Qytetarët e Strugës thonë se edhe përkundër lajmërimeve që do të ketë ulje të çmimeve, kriza ka rënduar gjendjen e tyre dhe nuk mund të përballojnë çmimet e ushqimeve bazike.
Kriza ekonomike ka ndikuar shumë tek jetesa e qytetarëve të Strugës. Për shkak të çmimeve të papërballueshme dhe rrogave të ulta ata detyrohen ti ulin harxhimet. Ata thonë se shporta e tyre e ushqimeve tashmë përmban vetëm gjërat elementare, ndërsa i frikësohen edhe dimrit për shkak të krizës energjetike.
“Çmimet e ushqimeve këtu ka mbet puna ta bësh varrin dhe të hysh i gjallë, çmimet edhe falë do ti apin ske me se të vish ti marrish. Situata e përgjithshme, ma keq ska ku shkon. Nxemje, me dru, ka pas me zor nëpërmjet shoqërisë me intervenime, se mungesë ka”, u shpreh qytetari.
“Të shtrejnta janë, edhe ska kontrollë kush ti ngasi këto punë. Kriza sa vjen më keq, un jam pensioner ama nuk ngrihen pensionet”, theksoi qytetari.
“Mund të them se çmimet janë rritur shumë, për standartin e popullit është shtrejntë, tani qeveria duhet të marrë disa masa sepse edhe ekzistenca e popullit është në nivel të ulët. Ky është mendimi im dhe besoj që këtë mendim e ndajnë shumica e qytetarëve. Si e përballojmë, si të gjithë, i kemi ulur harxhimet e ushqimeve, të nxemjeve, të të gjitha gjërave që të mbijetojmë”, u shpreh qytetari.
“Këtu me 100 euro smund të kalosh as edhe një javë, në Gjermani me 100 euro kalon 2 javë. Për mua nuk ka problem se ka pension të Gjermanisë, por ka njerz fukara, skan buk të blejnë”, theksoi qytetari.
“Çmimet momentalisht kanë kalu kufirin, se përderisa njerzit mundohen për ata çmime më elementare nuk mund ti mbërrin. Shporta e pdonjërit është rrit në nivel të lartë. Krizën ekonomike e përballojnë ata që marrin dy apol tre rroga se me një rrogë jo”, u shpreh qytetari.
Qytetarët thonë se janë të vetëdijshëm që kriza ekonomike dhe energjetike ka kapluar të gjithë botën, por thonë se çmimet në vendin tonë kanë arrit nivelin e çmimeve në Evropë teksa rrogat janë shumë më të vogla. Ata kërkojnë nga qeveria të ketë rritje të rrogave sipas standartit të çmimeve.