
Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.
Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Nuk kishte si të mungonte edhe një shqiptar në listën e realizatorëve, shkruan Gazeta Express.
Ishte Xherdan Shaqiri që realizoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të të ndeshjes, duke heshtur tifozët serbë që e vërshëllenin sa herë prekte topin.
Por, Serbia u rikthye me dy gola nëpërmjet Mitrovic dhe Vlahovic në minutat 26’ dhe 35’.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, Embolo barazoi rezultatin.
Me të nisur pjesa e dytë, Freuler e kaloi Zvicrën në epërsi dhe ia siguroi kualifikimin tutje si e dyta në grup.