Të nderuar qytetarë,
Në bazë të nenit 5 të Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura urbane, dhënësi i shërbimeve, në këtë rast NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, kryen veprimtaritë që vijojnë: furnizim me ujë të pijshëm, përpunim dhe distribuim i ujërave nëpërmjet sistemit të ujësjellësit deri te ujëmatësi kryesor i shfrytëzuesit të shërbimeve, largimin e ujërave të ndotura urbane dhe udhëheqje dhe mirëmbajtjen e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Gjithashtu, në bazë të nenit 8 të këtij ligji, dhënësi i shërbimeve është i detyruar që shfrytëzuesve të shërbimeve t’ju sigurojë në vazhdimësi dhe pandërprerje furnizim me ujë të pastër dhe të shëndetshëm.
Në bazë të të lartëpërmendurës, konsiderojmë se, Projektet e realizuara dhe shërbimet e dhëna nga ana e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, kohëve të fundit kanë qenë mjaft të dukshme, gjë e cila u vërejt më së miri edhe gjatë sezonit veror që lamë pas, ku problemet për furnizim me ujë të pijshëm, në krahasim me vitet e kaluara, ishin të pakta.
Duke pasur parasysh faktin se mjetet për kryerjen e këtyre veprimtarive arrihen nga çmimet për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve dhe nga kompensimi për kyçje në sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimit, ju njoftojmë se, nga ky muaj (dhjetor), për të gjithë konsumatorët, persona fizik dhe juridik, që kanë borxh ndaj NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë, tre ose më shumë fatura të pa paguara, do të ndermerren masa, në bazë të nenit 68 të Ligjit për notariat dhe nenit 418-a të Ligjit për Procedurë Kontestimore, ku përveç borxhit të mbetur do të duhet të paguajnë edhe shpenzime shtesë (noter, përmbarues, avokat).
Pagesat e faturave të ujit mund t’i kryeni në pikat pagesore, rr. “Kej 8-ti Nëntori” p.n. -Strugë, ose online duke klikuar në linkun: www.uks.com.mk/product/fatura.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt,
NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Strugë
Почитувани граѓани,
Врз основа на член 5 од Законот за снабдување со вода за пиење и одведување на урбани отпадни води, давателот на услугата, во случајов ЈП „Водовод и канализација“ – Струга, ги врши следните дејности: снабдување со вода за пиење, обработка и дистрибуција на вода преку водоснабдителот до главниот водомер на корисникот на услугата, одведување на урбаните отпадни води и управување и одржување на водоводниот и канализациониот систем. Исто така, врз основа на член 8 од овој закон, давателот на услугата е должен на корисниците на услугите да им обезбедува трајно и непрекинато снабдување со здравствено исправна и чиста вода за пиење.
Врз основа на горонаведеното сметаме дека, Извршените проекти и услугите што ги дава JП „Водовод и канализација“-Струг, во последно време беа доста видливи, што најдобро се забележа во текот на летната сезона што ја оставивме зад нас, каде проблемите со водоснабдувањето, во споредба со претходните години, беа малку.
Со оглед на фактот дека средствата за извршување на дејностите се остваруваат од цените за користење на овие услуги и од надоместокот за приклучување на водоснабдителниот и канализациониот систем, ве известуваме дека, од овој месец (Декември), за сите корисници, физички и правни лица, кои должат три или повеќе неплатени фактури кон ЈП „Водовод и Канализација“-Струга, ќе бидат преземени мерки, вез основа на член 68 од Законот за Нотаријат, и член 418-а од ЗПП, каде покрај преостанатиот долг, ќе треба да платат и дополнителни трошоци (нотар, извршител, адвокат).
Сметките за вода може да ги плаќате на уплатни места ул. „Кеј 8-ми Ноември“ б.б. – Струга, или онлајн со кликнување на линкот: www.uks.com.mk/product/fatura.
Ви благодариме на разбирањето!
Со почит,
ЈП „Водовод и Канализација“ – Струга