
Zvicra ka ngrirë 7.9 miliardë dollarë të aseteve ruse, në përgjigje të pushtimit të vendit në Ukrainë. Zvicra është një destinacion i favorizuar për manjatët rusë, dhe ka sekuestruar 15 prona të rusëve.
Bankave të vendit u është ndaluar të pranojnë depozita nga shtetas rusë ose njerëz ose subjekte me bazë në Rusi, prej më shumë se 100,000 frangash zvicerane.
Zvicra ka mbështetur BE-në, në lidhje me sanksionet pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.