
Një grua shtatzënë është vrarë sot në Kosovë para maternitetit të Prishtinës.
Mësohet se gruaja është rreth moshës 35 vjeçe, ndërsa sipas mediave dyshohet se autori krimit është bashkëshorti i saj.
Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në informacionin paraprak të Policisë së Kosovës.