“Prej nesër pritet ulje graduale e çmimeve të produkteve bazë, si rezultat i vendimit të Qeverisë për ngrirjen e marzhave dhe subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë e industrisë së gastronomisë. Qytetarët si konsumatorë që nesër nuk do ta ndjejnë uljen e çmimit, së pari prodhuesit duhet ta ulin çmimin për marketet, ndërsa pas kësaj këta të fundit duhet ta ulin çmimin e produkteve”.
Këtë e tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai në emisionin 10 Minuta tha se prej nesër do të ketë kontrolle të përforcuara.
Ai theksoi se “kjo do të thotë se atje ku do të konstatohet se çmimi nuk është i ulur, ndërsa inputi për rrymën në produktin final ka ndikuar për uljen e shpenzimeve të kompanive, do të ndërmerren masa”.
Ai tha se goditjen e krizës nuk guxon më së shumti ta ndjejnë qytetarët.
“Pres që nesër të gjitha ato produkte që janë të shënuara me vendimin e Qeverisë në seksionin për ngrirjen e marzhit, të kenë ulje të paktën 10 për qind. Tashmë kemi ulje të caktuar të vajit, nesër pritet që të ketë ulje shtesë të bukës bukës dhe produkteve të mishit”, tha Bekteshi.
Sipas ministrit, ulja e çmimit nuk do të jetë e menjëhershme në tregje për shkak të stoqeve.