Aktivisti i hershëm dhe një ndër themeluesit e BDI-së të fshatit Ladorisht Prof. Verdat Kolonja përgënjeshtron Komunën e Strugës: Festën e 28 Nëntorit nuk e organizuat ju por unë me kolegët dhe nxënësit (FOTO)

Aktivisti i hershëm dhe një ndër themeluesit e BDI-së të fshatit Ladorisht Profesori Verdat Kolonja reagon ndaj komunës së Strugës, ku kjo e fundit publikoi pamje si organizatore e progamit artistik me këngë dhe valle për nder të festës së 28 Nêntorit në Qendêr të Strugës nê bashkëpunim me shkollat e mesme dhe fillore.

Profesori Verdat Kolonja përgënjeshtron Komunën e Strugës duke u shprehur  se ky organizim festiv nuk ishte nga komuna e Strugês por nga vet ai bashkë me kolegët dhe nxênêsit e shkollês së mesme.

Më poshtë shfaqim pamjet e publikuara nga Komuna e Strugës me rastin e Festës dhe reagimin e profesorit Verdat Kolonja nê faqen zyrtare tê Komunês sê Strugës.

“Ti që e menaxhon faqen e Komunës së Strugës, te këto foto nuk këngë e valle, por ka marsh me , të cilin nuk e ka organizuar Komuna e Strugës. Ju nëse keni bërë ndonjë program për Festën e flamurit nxirrni fotot tuaja e jo tonat.
E keqe kjo shprehje “tonat tuajat” po më detyroni të reagoj personalisht sepse ju po krenoheni me punën e të tjerëve dhe Timen. Ai çuni me plis në kokë jam unë.
E di çfar!…. Që ta dish dhe ti që ke vjedhur fotot!
Profecia ime doli fiks pas 36 orësh. E di pse? Në një debat të dielën ( nje ditë para ketij manifestimi) me kryetarin e komunës unë për mirsjelle ia dhash dorën ndërsa ai më akuzoj se nuk e dua e urrej etj. Unë persanalisht s’kam asnjë arsye pse ta dua, por edhe që ta urrej s’kam pse!, Sepse po ta urreja nuk do tia ipja dorën.
Mos ta zgjat në fund më tha se unë dhe të tjerët duhet të krenohemi me të, sepse e kemi një!
Unë i thash, vërtet kryetarët jan nga një por edhe unë Verdat Kolonja jam një dhe ja ku po ta them se ti duhet të krenohesh me mua.
E ke dit këtë ti zotëri a zonjë, çfar je që ke krenuar opstinën e Strugës me punën time, kolegëve të mi e sidomos nxënësve të mi që me aq përkushtim në afat rekord bën të gjitha përgatitjet dhe dinjitoz marshuan me flamur në nderim të të gjithë atyre me të cilët ne krenohemi sot.
Le festojmë e gëzojmë duke i dhënë dorën njëri tjetrit, ashtu siç bëra unë të dielën e jo ta akuzojmë, e ofendojmë njëri tjetrin edhe kur ofrohet pajtimi.”, shkruan Verdat Kolonja.