Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier mbërriti në vend mëngjesin e sotëm, pas së cilës u drejtua për në vilën presidenciale “Vodno”.
Atje ai u prit nga nikoqiri i tij, presidenti Stevo Pendarovski. Steinmeier u prit me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, gjatë së cilës u këndua himni kombëtar gjerman.
Kjo është vizita e parë e Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë Steinmeier në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimeve, të martën në Shkup janë planifikuar takime edhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Steinmeier duhet të mbajë edhe një fjalim në Kuvend, pas së cilës do të takohet me të rinjtë në Qendrën presidenciale për edukim politik.
Të mërkurën në Shkup, Steinmeier do të takohet me ekipin e filmit dokumentar maqedonas “Honeyland”, i cili u nominua për “Oscar” në vitin 2020, pasdite do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, dhe më pas kompaninë gjermane “Drekelmeier” në Kavadar.