Përfshirja e SHBA-së në luftën në Ukrainë do të sjellë rreziqe në rritje, tha zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. Ai shtoi se nuk kishte dialog midis Rusisë dhe SHBA-së për Ukrainën pasi të dyja palët ndajnë “pozicione rrënjësisht të ndryshme”.
SHBA ka shpenzuar miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën, duke përfshirë dërgesat e armëve të teknologjisë së lartë.
Megjithatë, si vendet e tjera të NATO-s, ajo ka hezituar të përfshihet drejtpërdrejt në luftë për të shmangur zgjatjen e konfliktit.