REFLEKSET E EMIGRIMIT!

REFLEKSET E EMIGRIMIT!
Jeta e rrahatshme është “ishulli” i stabilitetit shpirtëror! Si është jeta e njerëzve ashtu është edhe lumturia e tyre! Punojmë që të jetojmë, por jetojmë kur jemi të lumtur! Emigrimi është allka kryesore në zinxhirin e proceseve shoqërore. Rrethanat njeriun e detyrojnë të emigrojë, ashtu sikurse detyrohet të marrë frymë dhe ushqim. Jetojmë në një shoqëri ku gjërat negative trajtohen si virtyte, kurse virtytet trajtohen si gjëra negative! Pesimizmi i qytetarëve përcillet me traumat e ditës së djeshme, me brengat e ditës të sotme, dhe me streset nga dita e nesërme. Nga aspekti psikologjik njerëzit gjinden para dy dilemave: të jetojnë në varfëri ose të emigrojnë. Emigrimi nuk është rruga më e mirë,por alternativa më e mirë,për ta gjetur eliksirin e suksesit në punën e sigurt!
Ethet e pasigurisë i nxisin ndjenjat shqetësuese edhe tek ato që punojnë me kontratë pune për kohë të caktuar,çdo ditë e re tek ato është torturë e re shpirtërore. Nëse ka ferr në jetë, ferri është në zemrën e atyre që kanë mbetur pa punë! Papunësia dhe varfëria janë dy “tiran” të heshtur që njeriun e plakin para kohe,ato nuk lejojnë që trupi,mendja dhe emocionet e tyre të funksionojnë në harmonin e përsosur! Refleksi i emigrimit shprehet në nevojën për një jetë më të mirë. Nuk ka shoqëri ideale, nuk ka shtete të përsosura, por ka shtete që krijojnë kushte për ta kthyer dinjitetin e humbur të qytetarëve! Kur qeveria do të krijoj kushte për “flakjen” e varfërisë do të hapet rruga e “shpresës” drejt mirëqenies të qytetarëve, atëherë emigrimi do të mbetet vetëm një “akt” iluzor.

-Prof.Muhamet Borova