
Një urim kreativ dhe i veçantë ka ardhur për Shqipërinë me rastin e 110 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kulla më e lartë në botë, “Burj Khalifa” që gjendet në Dubai, u ‘vesh’ pasditen e së hënës me ngjyrat e flamurit Kuq e Zi.
“#BurjKhalifa ndez dritat me flamurin shqiptar në festimin e ditës kombëtare të tyre. Ju dëshirojmë prosperitet dhe zhvillim”, kanë shkruar në faqen zyrtare të Burj Khalifa.
Gjithashtu, në sfond kanë lëshuar edhe himnin kombëtar shqiptar.