
Më 27.11.2022, në ora 22:40, në stacionin policor në fshatin Veleshtë të Strugës, është privuar nga liria AB (28) nga fshati Ladorishtë. Gjatë kontrollit paraprak të kryer në veturën e tipit ”Golf” me targa të Strugës të cilën ai e drejtonte dhe në të cilën pasagjer ishte H.M.(24) nga Ohri, të ndalur në afërsi të fshatit Dobovjan , oficerët e policisë te A.B. kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas kompletimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami