Temperatura të ulëta dhe reshje të shiut dhe borës paralajmërojnë sinoptikët për ditët në vazhdim. Temperaturat më të ulëta do të shënohen të martën, ku në të gjitha qytetet termometri do të shënojë temperatura nën zero. Sinoptikët vlerësojnë se këto temperatura të ulëta janë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Mot i ngjashëm edhe në Shkup, gjatë mbrëmjes priten reshje të shiut ndërsa në malet përreth do të ketë edhe reshje të borës. Ngritje të lehta të temperaturave dhe mot më të qëndrueshëm pritet që nga dita e premte.
“Do të ketë reshje të kohë pas kohëshme të shiut, nëpër male sigurisht borë, megjithatë për shkak të të ftohtit, në orët e mbrëmjes këto reshje do të kalojnë në borë edhe në vendet më të larta, është e mundur edhe në vende më të ulëta, por në pjesët veriore të vendit.. Lidhur me temperaturat, ato do të mbeten të ulëta, nën mesataren për këtë periudhë të vitit, veçanërisht temperaturat ditore, të paktën deri të mërkurën dhe të enjten. Temperaturat më të ulëta do të jenë të martën, gjithandej do të jenë nën zero. Kjo valë e lagështisë do të vazhdojë deri nesër, në orët e mëngjesit mund që dikund të vazhdojnë reshjet e borës, megjithatë gjatë ditës do të jetë mot I ndryshueshëm me vransira, do të ketë periudha edhe me diell, domethënë mot më stabil nesër dhe të marten. Ndërsa valë të lagësht me reshje shiu dhe borë vetëm nëpër male presim të mërkurën dhe të enjten ”, tha Kostadinka Arsovska, Drejtoria për punë hidrometeorologjike.