SHBA dërgon municion prej 400 milionë eurove dhe gjeneratorë në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë 400 milionë euro të tjera municion dhe gjeneratorë në Ukrainë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

SHBA-ja po tërheq pajisjet nga rezervat e veta për të mbështetur Kievin sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Rusia vazhdon të synojë burimet e energjisë të Ukrainës dhe dimri po fillon.

Duke përfshirë ndihmën e fundit, SHBA-ja ka dhënë më shumë se 19 miliardë dollarë në armë dhe pajisje të tjera për Ukrainën që nga sulmi i Rusisë më 24 shkurt.

Paketa e re e ndihmës do të sigurohet përmes autoritetit presidencial për tërheqje, i cili lejon Pentagonin të marrë armë nga stoku i tij dhe t’i dërgojë ato shpejt në Ukrainë.

Paketa më e fundit përfshin 200 gjeneratorë, një sasi e pazbuluar raundesh shtesë si për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore NASAMS, ashtu edhe për sistemet e artilerisë HIMARS.

SHBA gjithashtu ka dërguar në Ukrainë, 150 mitralozë të rëndë me pamje termike për të rrëzuar dronët, 10 mijë fishekë mortajash 120 mm dhe 20 milionë fishekë të tjerë të armëve të lehta, ndër të tjera.