Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni njofton se nga mesnata do të ulen çmimet e derivateve të naftës.
Çmimi i benzinës do të ulet për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i naftës dhe vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë.
Çmimet sipas vendimit të fundit:
EUROSUPER BS 95/ 86,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98/ 88,50 (denarë/litër)
EURODIZEL/ 90,00 (denarë/litër)
Vaj ekstra i lehtë/ 85,50 (denarë/litër)
Mazuti/ 43 denarë për kilogram.