
Neto-rroga mesatare e paguar për të punësuar në shtator të këtij viti ishte 32 553 denarë dhe është për 12,8 për qind më e lartë se muajin e njëjte të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.
Rritja e këtillë i referohet, para së gjithash, rritjes së neto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në sektorët: Art, argëtim dhe reakreacion (19.1%), Objekte për akomodim dhe veprimtari servisore me ushqim (18.8%) dhe Industri përpunuese (17.9%).
Rritje e neto-rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar, në raport me muajin e kaluar, është vërejtur në sektorët: Arsim (10.0%), Veprimtari administrate dhe ndihmëse shërbyese (4.0%) dhe Industri përpunuese (3.7%).