Ariz Saiti – Bleta është një nga mrekullitë e Allahut

Bleta është një nga mrekullitë e Allahut

Shikoni bletën, kushtojini vëmendje mësimit që nxjerrim duke e vëzhguar, duke e parë si shenjë. Kushtojini vëmendje veprimeve të saj, veprimeve, të cilat ajo i kryen vetë, pa ndihmën e askujt, si prodhon mjaltë dhe ndërton vetë shtëpitë harmonike në male; ndërtesa që i përkasin formave më të plota në Tokë, dhe më të bukurat.
Kur t’i kushtoni vëmendje kësaj, do të shihni se asgjë nuk mungon dhe bleta bën gjithçka pa përdorur arsyen (që është rasti me njerëzit) ose rroba. Është tregues i gjurmëve të krijimit të Allahut, Allahu thotë:
“Zoti yt i shpall bletës: Merri për shtëpinë tënde malet, pemët dhe atë që ata (njerëzit) ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha frutat dhe ec me bindje në rrugët e Zotit tënd.’ Në të ka ilaç për njerëzit. Në këtë ka shenja për njerëzit që mendojnë.”
(Kuran, Bleta, ajeti 68, 69)
-Kushtojini vëmendje bindjes së bletës, bindjes ndaj urdhrave të Mjeshtrit të saj – ajo merr një nga tre vendet si habitat: malet mbi shkëmbinj, pemë dhe shtëpi të ndërtuara nga njerëzit. Përveç këtyre, nuk do të shihni kurrë një bletë që jeton dikund tjetër.
-Shikoni, bletët jetojnë kryesisht në male, vendi që u përmend për herë të parë në Kuran. Pastaj në pemë dhe më pas në banesa njerëzore.
Vendet më të preferuara të bletëve janë malet dhe pemët ku prodhojnë sasi të mëdha mjalti. Shikoni, sa duket vetëm bukuria në sjelljen e saj. Gjatë kullotjes, ajo ha nga frutat dhe kthehet në shtëpi, sepse kështu ka vendosur Zoti i saj .
Sikur udhëheqësit tonë të ishin sikur mbretëresha,pa hile !