Ka ndërruar jetë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Feriz Hyseni nga fshati Kaqandoll i Mitrovicës.
I ndjeri ka qenë prej ushtarëve të parë në Zonën Operative të Shalës, transmeton Klan Kosova.
Varrimi i i tij pritet të bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Kaqanoll.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët e të ndjerit përmes një postimi në rrjetet sociale.