
Nëntori i festave… 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
At’ Gjergj Fishta – zëri i kombit
At’ Gjergj Fishta, me një ndikim të fuqishëm në unifikimin e alfabetit të shqipes, duke e rikujtuar këtë ditë, shkruante:
“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguam me të vërtet shqiptar sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit. Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.
– U tërbova nga inati, U çova në kambë e u fola: – O burra shqyptarë, po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?
– Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?
– Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue?… Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I ?
*** Në fund të gjithë delegatët të bashkuar miratuan ABC-në. ***
Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir dhe miratimi i ABC-së është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

