MARTESA NË ISLAM!
Jeta e njeriut do të ishte e zbrazët nëse nuk do ta plotësonte me një person të gjinisë së kundërt! Në martesë njeriu bëhet personalitet, aty e realizon të tanishmen dhe e ndezë dritën e lumturisë për të ardhmen! Islami nuk e lejon celibatin (beqarinë), por martesën e bën obligative. Në botë dominon martesa monogamike! Por, te shumë vende dominonë poligamia martesa me shumë gra ose me shumë burra! Ekzistojnë dy lloje të poligamisë:poligjinia dhe poliandria. I.Poligjinia- është martesë e një burri me më shumë gra karakteristik për vendet muslimane.Por,poligjinin e hasim edhe te Mormonët në SHBA ku mesatarisht burrat kanë prej 3 deri në 15 gra! II.Poliandria – është martesë kur një grua martohet njëkohësisht me më shumë burra, të shumtën e rasteve me disa vëllezër, si në Tibet dhe në Nepal! Në islam preferohet poligjinia, martesa me disa gra !
Me shpalljen e Kuranit martesa me shumë gra nuk ndalohet, por kufizohet në martesë deri në katër gra! Islami obligon, të gjitha gratë ti kenë kushtet e njëjta dhe mos bëhet padrejtësi ndaj tyre. Për, shkak të këtij obligimi shum mysliman e preferojnë martesën me një grua (monogaminë)!
Jeta në martesë varet nga harmonia dhe lojaliteti i çifteve! Një grua e cila pajtohet burrin e saj ta ndajë me një ose me më shumë gra të tjera e humbë dinjitetin e saj,nuk është simbol i gruas me ego të fuqishme. Femra është krijuar që të punoj, të rrezatoj ngrohtësi,të lindë, dhe jo të jetë qenie e padukshme për burrin e saj! Jetesa në poligami e shndëron gruan në robëreshë “erotike” të burrit! Te martesat e këtilla cenohet personaliteti i gruas, ajo nuk mundet të jetë bartëse e vlerave dhe e nderit, jeta e saj intime dhe private e humb kuptimin.Për gratë që jetojnë në poligjini nuk është me rëndësi lumturia e tyre,por me rëndësi është gatshmëria e tyre në plotësimin e kërkesave të burrit! Të martohesh me shumë gra është njerëzore, por të martohesh me NJË grua është hyjnore! Një grua myslimane që jeton në poligami, është si njeriu i verbër që në pyllin e errët e kërkon rrugën që nuk ekziston! Te martesa me një burr (monogami) grua ka një kapital të çmuar: personalitetin e saj!
-Prof.Muhamet Borova