
Një ,, parantezë poetike”
(Mikut tim poet, Dini Muça)
Mos hidh mallkima mbi qentë e rrugës
Lëri të lirë të demonstrojnë
Lëri të shprehen në gjuhën e tyre
Lëri të mbrojnë kauzën e sojit..
Edhe lehjet or miku im
Si dhe kafshimet e ndonjëhershme
Kur janë në emër të një kauze
Janë prej veprash të dinjitetshme…
