NPB Strugë jep detaje për dy raste: Padi penale kundër dy struganëve për vjedhje dhe kallëzim penal kundër 43 vjeçarit nga f.Drasllajcë për posedim arme

Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur padi penale kundër Z.M.(17) dhe N.A.(22), të dy nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e tre veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale  “vjedhje”.  Ata, në periudhën nga data 1 deri më 11 nëntor 2022, me përdorimin e forcës fizike dhe mjeteve të përshtatshme, kanë hyrë me dhunë në objekte afariste në zonën e Strugës dhe në mënyrë të paligjshme kanë marrë më shumë sende.  Në atë mënyrë, të denoncuarit kanë përfituar dobi pasurore jashtligjore  prej rreth 180.000 denarë.                               SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami

Për shkak të dyshimit të bazuar  për kryerjen e  veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve shpërthyese”, Njësia  për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër M.Ç( 43) nga fshati Drasllajcë  i Strugës.  Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij me urdhër  të gjyqit , oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan një pistoletë ,,Walter ,, të kalibrit 9 mm dhe 10 gëzhoja të gjahut me kalibër 16 mm që ai posedonte në mënyrë të paligjshme.                                      SPB Ohër, Zëdhënëse Merlina Islami