Filloi edicioni i katërt i “Ditëve të Alfabetit”, SELA: Ta ruajmë gjuhën shqipe

Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u hapën Ditët e Alfabetit 2022, ku fjalë rasti mbajtën drejtori i këtij institucioni, Skender Asani, si dhe shumë përfaqësues të tjerë të shoqatave dhe të institucioneve nga vendi dhe nga rajoni.

Para të pranishmëve fjalë rasti mbajti edhe drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, Ylber Sela, i cili foli për bashkëpunimin me ITSHKSH-në për shënimin e ngjarjeve të rëndësishme kombëtare, siç është Kongresi i Alfabetit dhe Kongresi i Drejtshkrimit. Me këtë rast ai foli edhe për nevojën e forcimit të vetëdijes për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, si dhe për zbatimin e drejtë të saj.