
Një anije lundrimi me rreth 800 pasagjerë të infektuar me COVID-19 u ankorua në Sydney.
Lajmi u bë me dije nga ministrja e Punëve të Jashtme të Australisë Claire O’Neill.
Anija e lundrimit u ankorua në Sidnei, dhe në bord ndodheshin rreth 800 persona, shumica e të cilëve rezultuan pozitivë me koronavirus, sipas kompanisë “Carnival Australia”, raporton Reuters.
Autoritetet shëndetësore të shtetit të Uellsit të Ri Jugor kanë bërë të ditur se kërcënimi është “niveli i tretë”, pra se ekziston rreziku i lartë i infektimit.
Pasagjerëve iu është ofruar ndihma e duhur mjekësore.