Ukrainasit zmbrapsin sulmet e reja ruse

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse në rajonin lindor të Donjeckut, ku Moska vazhdon të kryejë një ofensivë në drejtimet Bakhmut dhe Avdiyivka, ka thënë Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës. Ndërkohë, gjeneral i lartë amerikan , Mark Milley, foli për “vuajtje të jashtëzakonshme” dhe viktima që solli lufta mbi ukrainasit. Luftimet e ashpra në lindje pasoi urdhrin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për një tërheqje nga bregu perëndimor i lumit Dnieper në rajonin pjesërisht të pushtuar të Hersonit në pengesën e fundit të dukshme për Moskën në fushën e betejës në juglindje të Ukrainës. Ushtria ukrainase tha se kishte zmbrapsur, gjithashtu, sulmet ruse në rajonin e Luhanskut, i cili së bashku me Donjeckun përbëjnë rajonin Donbas të Ukrainës lindore. Forcat ruse nisën sulme me raketa dhe ajrore dhe goditën më shumë se 30 vendbanime në rajonet Donjeck, Luhansk, Zaporozhja, Mikolajiv, Sumi dhe Herson, tha ushtria. Gjenerali amerikan, Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe rreth 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur në luftë, shifra më e lartë e përmendur deri më tani nga një zyrtar perëndimor. Milley, tha gjithashtu se rreth 40.000 civilë kishin vdekur pasi u kapën në konflikt. Vlerësimet nuk mund të konfirmoheshin në mënyrë të pavarur. Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 7.8 milionë njerëz si refugjatë nga Ukraina në të gjithë Evropën, përfshirë Rusinë. Megjithatë, shifra nuk përfshin ata që janë detyruar të zhvendosen përbrenda Ukrainës. Duke iu referuar urdhrit të Shoigut për një tërheqje nga Hersoni, Milley tha se treguesit fillestarë sugjeronin se Rusia do të vazhdonte tërheqjen e saj, por ai paralajmëroi se mund të duhet kohë për t’u përfunduar. Hersoni konsiderohet nga shumë analistë ushtarakë si më i rëndësishmi nga katër rajonet pjesërisht të okupuara të Ukrainës që Rusia njoftoi se i kishte aneksuar në shtator. Ai kontrollon të vetmen rrugë tokësore për në Gadishullin e Krimesë të okupuar nga Rusia të Ukrainës dhe grykën e lumit Dnieper që përshkon Ukrainën. Kievi ka reaguar me kujdes ndaj njoftimit të tërheqjes së Rusisë, duke vënë në dukje se disa forca ruse mbetën në Herson dhe përforcime po dërgoheshin në rajon./Alsat.mk