
Rusia do të tërheqë trupat nga qyteti kryesor ukrainas, Kherson, e vetmja qendër rajonale që ata e kishin kapur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, raportoi BBC të mërkurën.
Komandanti i Rusisë në Ukrainë, Sergei Surovikin, ka thënë se nuk është më e mundshme të ruhen pajisjet në këtë qytet.
Tërheqja nënkupton se forcat ruse do të largohen plotësisht nga rajoni.
Nënkryetari i Pentagonit për Politikë, Colin Kahl, ka thënë se Rusia ka humbur gjysmën e tankeve të saj në luftën në Ukrainë.
“Putini ka dështuar”, u ka thënë ai gazetarëve.
Rusia ka humbur një numër të madh të tankeve të saj më moderne, duke përfshirë tanket T-90 dhe modelin T-72.