
Impresione nga Paris!
E pashë Guillaume Apollinaire
tek rrinte mbi urë,
menduar për ditët që ikin,
me dashuritë që s’kthehen kurrë!
Tek Notre Dame de Paris,
i menduar qëndronte Hugo!
E pyeta: ku mund ta gjeja
poetin, të madhin Rimbaud!
Në Arc de Triomphe
më përshëndeti Lamartini,
me vargjet e poemës “Le lac”
e mua më mbyti mallëngjimi.
Në rrugën Ellysé pershendeta Baudelaire,
boemin e mrekulluar melankolik,
Jeanne Duval e shoqëronin
zhurmshëm poetët idilik’.
Në breg të Senës Prévert
dëgjonte “Cet amour”!
E këndonte me ëndje,
i madhi Charles Aznavour!
Shkrimtari Anatole France
dhuronte libra,
nga libraria France-Thibault,
poetëve të kthyer në shpirtra.
Në Academie francaise,
jehonte emri “Kadare”,
i menduar Bujar Hudhri,
për çudi, me kokën përdhe!
“Eh, Paris, -pëshpërita,
ti je vetë poezia”.
Yjet më treguan udhën,
me trazime fjalësh m’u mbush shtëpia.,
