Pas 1 janarit fatura më të larta të rrymës

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm qytetarët e Maqedonisë do të paguajnë fatura më të larta të rrymës për shkak të paralajmërimit të rritjes së TVSH-së nga 5 në 10%. E nëse rritet edhe çmimi i rrymës, faturat do të jenë edhe më e lartë. Pyetëm në Qeveri se për sa do të shtrenjtohet rryma, por përgjigje konkrete nuk morëm. Nga Qeveria thonë se po vijnë ditë të ftohta dhe me rëndësi është që të kursejmë energji elektrike.

Para nesh është dimri, po vijnë ditë më të ftohta, është e domosdoshme që të përpiqemi maksimalisht të kursejmë energji elektrike. Në tetor krahas kushtet e mira të motit, rol të madh kishte edhe kursimi i energjisë elektrike nga ana e qytetarëve dhe institucioneve për të mos importuar energji elektrike, tha Viktor Andonov, bashkëpunues për energjetikë.

Patjetër se jemi të vetëdijshëm se kriza energjetike është këtu dhe se duhet të ketë shtrenjtim të caktuar, por të jetë sa më e butë goditja ndaj qytetarëve, mendoj se ky është imperativi i Qeverisë, tha Fatmir Bytiqi, zv/kryeministër për Çështje Ekonomike.

Sipas ligjit për mbrojtje sociale të amvisërive që e përdorin të drejtën e ndihmës së garantuar minimale dhe shfrytëzuesve të pensionit social, ata marrin shtesë prej 1000 denarëve në muaj për mbulimin e shpenzimeve për energjencat në amvisëritë gjatë muajve të sezonit të ngrohjes, përkatësisht nga tetori deri në mars.