
Një aeroplan tanzanian është përplasur në liqenin Victoria teksa po përpiqej të ulej në qytetin bregdetar të Bukoba, pranë kufirit me Ugandën.
Avioni i linjës ajrore vendase Precision Air mbante 43 persona, nga të cilët 26 u shpëtuan me sukses dhe u transferuan në spital, tha një zyrtar tanzanian, raporton BBC.
Dy pilotët i mbijetuan përplasjes, por janë ende të bllokuar në kabinë dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me ekipet e shpëtimit. Ekuipazhet e shërbimit të shpëtimit dhe peshkatarët lokalë janë në vendin e përplasjes duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit që janë ende në aeroplan. Deri më tani janë konfirmuar tre vdekje.

Ekipet e shpëtimit me litarë kanë arritur të lëvizin avionin e tipit ATR-42 drejt bregut ku uji është më i cekët. Liqeni Viktoria është liqeni më i madh në Afrikë dhe ndodhet në tre kufirin midis Tanzanisë, Ugandës dhe Kenisë. Një fund i pistës së Aeroportit Bukoba shtrihet pikërisht pranë bregut të liqenit.
Pas rrëzimit, avioni ishte pothuajse plotësisht nën ujë, përveç bishtit. Për momentin, fajtori kryesor për rënien është moti i keq.
