
Biznesmeni strugan, Mendi Qyra është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë
Veri-Perëndimore në Kuvendin e mbajtur sot në Shkup. Qyra do ta pasojë kryetarin e deritanishëm të OEMVP-së, Nebi Hoxha, ndërsa para se të marrë besimin e kuvendarëve, Qyra ka qënë anëntar i këshillit Drejtues të këtij institucioni.
“Kryetari i posazgjedhur z. Mendi Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, kështu me këtë kuvend duke treguar kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.
Përveç kryetarit, në Kuvendin e sotëm Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zgjodhi edhe kuvendarët, kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.