Qeveria: Bëhet ngrirja e çmimeve për drurin e ngrohjes dhe peletave

Qeveria, në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje.

Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3).

Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin.

Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2022.

Në të njëjtën kohë, Qeveria po ashtu miratoi Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%.

Qeveria në vazhdimësi po zbaton masa për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike botërore, kujdesemi për të gjithë të ketë ngrohje këtë dimër, prandaj bëmë ngrirjen e çmimeve të drurit për ngrohje dhe peletave. Mbrojtja e standardit të qytetarëve është mes prioriteteve strategjike.