
Deri të premten moti do të jetë i qëndrueshëm. Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i vranët me reshje të shiut të cilat në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 35 litra në metër 2), njoftoi DPHM.
Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor, ndërsa temperatura e ditës dukshëm do të ulet. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 1 deri në 13, ndërsa ato maksimale deri të premten do të arrijnë 23, ndërsa gjatë fundjavës deri 16 gradë.