JETA E IMAGJINUAR!
Në pjesën e Evropës Juglindore gjendet një shtet sovran,i pavarur dhe demokratik . Shteti ka një ekonomi të pazhvilluar. Në këtë shtet jetojnë shumë grupe etnike midis të cilëve nuk ka shum “dashuri”por që nuk munden njëra pa tjetrën!
“ Ky shtet brenda “ natës” arriti një tranformim spektakular ekonomik , me Bruto prodhim të brendshëm me vlerë nominale prej disa mijë dollar për banor! U bë “vendi i artë” dhe magnet për njerëzit nga gjithë bota!Si rezultat i imigrimit numri i popullsisë u trefishua! Papunësi nuk ka! Rrogat dhe pensionet janë shumë më të larta se harxhimet! Janë zhvilluar të gjitha sektorët e ekonomisë! Në sektorin primar ka rritje në prodhimin e drithërave, me grurë dhe misër furnizohet gjysma e Evropës! Në industri, shfrytëzohet energjia solare, rryma është gati pa pagesë, të gjthë qytetarët kanë vetura nga prodhimi i vendit.Veturat janë me motor “perpetum mobile” që vet e prodhojnë energjinë! Sektori tercial ofron shërbime brilante për konsumatorët! Spitalet janë më të mira se hotelet! Çdo pajisje është fjala e fundit e teknologjisë informatike ! Me sukses shërohen edhe sëmundjet e pashërueshme! Barnat janë zbuluar para sëmundjeve! Fakultetet dhe shkollat janë “autostradat” e mendjes ! Nxënësit janë shembullor!Falja e notave trajtohet si turp i madh! Ikja prej orëve është iluzion! Studentët nuk dalin nga biblioteka,vetëm lexojnë,studijojnë dhe hulumtojnë ! Çdo profesor ka disa libra të botuara! Flasin dhe ligjerojnë në disa gjuhë botërore! Plagjiatura është koncept i panjohur! Pensionistët e jetojnë “rininë” e dytë! Kohën e lirë nuk e kalojnë nëpër spitale duke e bër analizën e urinës dhe të gjakut, por në klube të natës, kafiteri, në pushime dhe skijim! Holografia përdoret gjatë komunikimit.Jeta është shum e rahatshme.Punët më të vështira i bëjnë robotët! Zgjedhjet parlamentare kalojnë në heshtje. Partitë politike nuk kanë programe,skan çka të premtojnë, sepse populli ka çdo gjë! Të gjithë janë të lumtur!Politikanët janë njerëz më të ndershëm, për shkaqe etike kanë paga të ulta! Çdo gjë funksionon për mrekulli…!”
Lumturia nga jeta e këtillë nuk zgjati më shumë se disa orë, pasi lumturin ma prishi alarmi i celularit në orën 6.30 të mengjezit. Kur bota e civilizuar ballafaqohet me realitetin furioz, ndonjëherë edhe përjetimet “virtuale” relaksojnë !
-Prof.Muhamet Borova