Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se në tri ditët e fundit (28-30.10.2022) janë kryer 819 teste nga të cilat 71 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.
Numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Shkup-47, Prilep-9, Ohër-3, Manastir dhe Kërçovë nga 2 raste, Kumanovë, Shtip, Strumicë, Koçan, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Bogdanci dhe Demir Kapi nga 1 rast.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik nga 71 personat e infektuar 10 janë të ri-infektuar.
Janë regjistruar edhe 86 pacientë të shëruar. Ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë viktimë. Numri i rasteve aktive në vend është 247.