Qeveria njofton se SHA EMV ka prodhuar 11,569 MWh energji elektrike më 26 tetor 2022, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në termocentralet janë prodhuar 8,449 MWh, ndërsa në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit janë prodhuar 3,120 MWh.
Prodhimi i energjisë elektrike në SH.A. EMV për nevojat e tregut të rregulluar (amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël) po zhvillohet pa probleme në dy blloqet e TEC Manastir dhe Nëndega për Energjetikë”, deklarojnë nga Qeveria.
Sipas njoftimit nga shërbimi për shtyp i qeverisë, prodhimi është intensifikuar në TEC Manastir për shkak të ndërprerjes në TEC Osllomej, ku është duke u riparuar një tub i prishur, që është defekti më i shpeshtë në termocentralet. TEC Osllomej duhet të rikthehet me punë nga e shtuna, 29 tetor.